Monika Kryemadhi ka lindur në Tiranë, më datë 9 prill 1974. Ajo është e martuar me z. Ilir Meta. Znj. Kryemadhi është diplomuar për “Bio-Kimi” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Gjatë periudhës Gusht 1999 – dhjetor 1999 ka kryer “George C. Marshall European Center for Security Studies”. Ndërkohë në vitin 2000 – 2002 ka kryer Master në “Administrim Biznesi”, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.