“Trashtag Albania”, të rinjtë e LRI Njësia 8 i bashkohen nismës për të pastruar Shqipërinë

Në kuadër të nismës Trashtag Albania të inicuar pak ditë më parë, të rinjtë e Njësisë numër 8 nga Lëvizja Rinore për Integrim së bashku me Nënkryetarin e LRI-së, Klevi Pojana, Kryetaren e LRI-së, Floida Kërpaçi, dhe Kryetarin e LSI Njësia 8, Erjon Xhafa kanë pastruar një nga zonat më të ndotura të kësaj Njësie.

Gjithashtu sipas rregullit të kësaj sfide e cila është globale dhe LRI është nga të parat që e ka përqafuar,  ata kanë nominuar ekipet e LRI në Njësinë 1 dhe Pogradec për të vazhduar me pastrimin e një zone të caktuar.

/ In News / By LSI / Comments Off on “Trashtag Albania”, të rinjtë e LRI Njësia 8 i bashkohen nismës për të pastruar Shqipërinë