Tradita e kampit të Jalës

Të dish, është më mirë se të kesh!

Ky është slogani që për tetë vite i drejton të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim në kampin veror në gjirin e Jalit.

Tradita e kampit të Jalës nisi në vitin 2008, si një katalizator për evidentimin e elementeve të rinj që i duheshin politikës shqiptare, por edhe si një sfidë e ndërmarrë nga të rinjtë për të vërtetuar se fryma e bashkëpunimit, solidariteti mes tyre i bënte të aftë tu besoheshin përgjegjësi edhe më të mëdha .

Një kamp i ideuar nga të rinjtë për të rinjtë, nga e gjithë Shqipëria, ku politikën e ndërthurin me argëtimin, aktivitete sociale e kulturore, sportin dhe shumë trajnime e shkëmbime eksperiencash me personalitetet më të rëndësishme politike dhe jo vetëm.

Të rinjtë kanë mundesi të shfaqin gjithë potencialin e tyre dhe të promovohen gjatë aktiviteteve në axhendën e larmishme të projektuar për ditët e kampit.

Kampi i organizuar nga LRI është përherë kampi i risive, pasi idetë vlejnë më shumë se luksi.Mjafton pak vizion rinor për ta bërë politikën më interesante dhe të prekshme për brezin e ri dhe të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim çdo vit ja dalin, duke e kthyer kampin e Jalës në një shkollë politike verore atraktive.

Mbizotëron energjia pozitive e një rinie e cila krijon një perceptim të sajin mbi politikën dhe mat forcën për përballimin e sfidave të mëtejshme.

Suksesi i kampit është i matshëm me elementet që evidentohen gjatë lojës politike dhe trajnimeve , frymës që përcillet te të rinjtë por edhe te serioziteti që tregohet për të çuar në përfundimin me sukses të përgjegjësive që i besohen çdo kampisti. Është objektiv i gjithë organizimit të nxis dhe rris  te të rinjtë ato aftësi që do t’ju shërbejnë nesër për të qënë të suksesshëm në çdo iniciative që ndërmarrin.

Kampi i të rinjve të Lëvizjes Socialiste për Integrim , në çdo formë të sjell nga këta të fundit, do mbetet përherë një nga eksperiencat më të bukura që një i ri kalon në LRI , që e frymëzon të vazhdojë rrugëtimin e tij edhe më tej.