Të rinjtë e LRI ironi therëse në protestën e Opozitës

Ironia therëse e të rinjve të LSI

Lëvizja Rinore për Integrim ka zgjedhur një mënyrë orgjinale për të treguar se përgjimet e eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste të lidhur me shitblerjen e votave do të jenë arsyeja kryesore e protestës së sotme!

Opozita ka disa muaj që ka ngritur këtë shqetësim dhe tani me publikimin e audio-përgjimeve kauza për zgjedhje të lira e të ndershme bëhet më aktuale se kurrë.

Demokracia është në rrezik nga Edi Rama dhe banda e Rilindjes prandaj rezistenca bëhet një detyrim për këdo që e do lirinë dhe progresin e Shqipërisë drejt familjes Europiane!

‘Fluturime nga puna’ po nuk votuan PS, ‘fugona me çuna problematik’ që ruajnë zyrat e kandidatëve, ‘lekë për vota’ si pazar i gjësë së gjallë nuk janë e nuk do të jenë kurrë mjete demokratike.

/ In News / By LSI / Comments Off on Të rinjtë e LRI ironi therëse në protestën e Opozitës