Rreth Nesh

Lëvizja Rinore për Integrim është një organizat rinore politike. Ajo është bashkim vullnetar i të rinjve shqiptar mbi bazën e ideve, bindjeve, pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike që synojnë të forcojnë rolin e rinisë shqiptare në jetën e vendit.

LRI është një organizatë partnere me LSI – Lëvizjen Socialiste për Integrim, dhe funksionon në mënyrë të pavarur bazuar mbi Statutin dhe Programin e saj. LRI u themelua ne shtator të vitit 2004 dhe prej atëhere është e angazhuar në rritjen e pjesëmarrjes së të rejave e të rinjve shqiptar në vendimarrje, si në nivel vendor ashtu edhe në atë kombëtar.

Lëvizja Rinore për Integrim ka strukturat e saj në çdo fshat, komunë e bashki të Shqipërisë. Mijëra të reja e të rinj, aktivist të LRI, luftojnë çdo ditë për të rritur përfaqësimin e të rinjve dhe për të përmbushur interesat e tyre. Mijëra të reja e të rinj, aktivist të LRI, punojnë çdo ditë për të krijuar hapësirat dhe mundësitë e duhura, që të rinjtë të zhvillojnë aftësitë dhe talentet e tyre, në sport, muzik, kulturë, art e kudo.

LRI është inisiatore e qindra nismave me qëllim rritjen e vëmendjes së pushtetit lokal dhe qëndror, si dhe rritjen e sensibilitetit qytetar për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar qindra aktivitete brenda dhe jashtë Shqipërisë për promovimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe promovimin e turizmit.

LRI ka qënë një kontribuese e jashtëzakonshme në rritjen e cilësisë së arsimit në Shqipëri. Ka qënë një aktore e fuqishme në reformimin e sistemit të maturës shtetërore, duke përcjellë zërin e maturantëve, duke ngritur çdo vit grupe të specializuara monitorimi, duke siguruar konsultime dhe këshillimin e karrierës, e duke i ndihmuar ata që të jenë fitues në degët që kanë dëshiruar.

LRI ka dhënë një kontribut tejet të veçantë në reformimin e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Ajo ka qënë forumi i parë dhe i vetëm në vend që ka nisur fushatën e informimit të studentëve në të gjithë Shqipërinë mbi Deklaratën e Bolonjës dhe që ka punuar fort për një implementim të drejt të saj. Ka ndikuar fuqishëm në përfshirjen në Ligjin e Arsimit të Lart të Këshillave Studentor, për të forcuar dhe për të përfaqësuar edhe më shumë, edhe më mirë, edhe më fort zërin e studentëve në vendimarrjet përkatëse në Këshillat e Fakulteteve dhe Senateve të Universiteteve.

Lëvizja Rinore për Integrim ka lobuar dhe ka arritur të sigurojë mbështetjen e të gjithë forumeve simotra të rajonit e më gjerë për hartimin e një rezolute të përbashkët drejtuar Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Shqipërninë e për shqiptarët. Ka organizuar fushata informimi në të gjithë territorin për të sqaruar e informuar të gjithë shqiptarët për kushtet dhe rregullat e lëvizjes së lirë.

LRI si prioritet të programit dhe misionit të saj, ka hartimin dhe zbatimin e politikave për punësimin e të rinjve, duke qënë hartuese dhe propozuese konkrete e tyre.

Lëvizja Rinore për Integrim është e përfaqësuar me jo më pak se 30% në çdo nivel të strukturave drejtuese të LSI si në nivel qëndror ashtu edhe në atë local, dhe ka përfaqësuesit e saj në Keshillat komunal dhe bashkiak në çdo cep të Shqipërisë, duke patur njëkohësisht, në mënyrë të rregullt kandidatët e saj për deputet në zgjedhjet parlamentare.

LRI ka një aktivitet të pasur ndërkombëtar si në nivel rajonal ashtu edhe në atë europian e botëror. Është pjesëmarrëse e rregullt e të gjitha aktiviteteve dhe organizimeve të ECOSY – Organizatës Europiane të Rinisë Socialiste dhe IUSY.

Duke u vlerësuar për aktivitetin dhe rolin që ka luajtur gjithë këto vite në misionin e saj për të forcuar rolin e rinisë shqiptare, LRI u pranua dhe është anëtare e Internacionales së Rinisë Socialiste – IUSY .

Të jesh pjesë e LRI është freski, energji, pasion. Është dinjitet dhe krenari !

Eja dhe ti në LRI, të Ecim më Shpejt Përpara!