Rea Kotani

img
Rea Kotani ka lindur me 16 Shkurt te vitit 1996 ne qytetin e Tiranes. Studimet e mesme i ka kryer ne gjimnazin e pergjithshem ‘Petro Nini Luarasi’ me rezultate te shkelqyera. Momentalisht eshte studente ne vitin e trete ne Fakultetin e Ekonomise se Universitetit te Tiranes, dega finance. Eshte diplomuar si ‘Financiere’ prane Akademise Profesionale ELITA.

Rea Kotani mban postin e nenkryetares se Levizjes Rinore per Integrim.

Angazhimi i saj politik ka nisur qe prej 4 vitesh. Ne ato kohe, ajo u be pjese e struktures se gjimnazeve, ku me perkushtimin dhe vullnetin e treguar mori ne koordinim gjimnazin Petro Nini Luarasi. Aktive dhe pjese e grupit organizativ per politika konkrete te propozuara nga Levizja Rinore per Integrim sic ishte ceshtja e Matures Shteterore, apo Ligji per Punen Vullnetare. Ne zgjedhjet e vitit 2015 ajo ka qene koordinatore per Levizjen Rinore per Integrim ne Njesine Administrative Nr.7, ne te cilen dha nje kontribut maksimal. Aktive ne arenen nderkombetare, ku ka perfaqesuar denjesisht LRI ne aktivitete te ndryshme politike te zhvilluara. Ne Qershor te vitit 2016 ajo zgjidhet nga Komiteti Drejtues Kombetar nenkryetare e Levizjes Rinore per Integrim. Me 12 Dhjetor 2016 zgjidhet anetare e Kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim nga Komiteti Drejtues Kombetar.

Gjithashtu, ajo eshte aktive edhe ne jeten akademike. Ne muajin Prillit te vitit 2016, ajo u zgjodh anetare e Senatit Akademik te Universitetit te Tiranes duke premtuar perfaqesim maksimal te studenteve ne kete organ kolegjial vendimmarres.