Niveli i përfaqësimit i Lëvizjes Rinore për Integrim

E sanksionuar edhe në statut, norma e përfaqësimit e LRI në listat e kandidimit për në forumet e LSI në të gjitha nivelet është jo më pak se 30% . Sot, Lëvizja Rinore për Integrim është forumi me nivelin më të lartë përfaqësues të të rinjve në instancat vendimarrëse si në nivel qëndror ashtu edhe lokal, duke i dhënë zërit të të rinjve forcën e duhur për të qënë iniciues i politikave .

Të rinjtë përfaqësohen denjësisht ne Kuvendin e Shqipërisë nga dy deputete si Kejdi Mehmetaj dhe Silva Caka,të cilat janë avokate të interesave të të rinjve,duke ngritur problematikat e tyre në foltoren e parlamentit dhe duke lobuar për zgjidhje sa më të favorshme .

Lëvizja Rinore për Integrim mban stafetën edhe përsa i përket numrit të të rinjve në këshillat bashkiake. 80 të rinj në këshillat vendore janë përfaqësues të komunitetit të tyre duke kërkuar zgjidhje reale për problematikat që hasin përditë në komunitet apo qëju trasmetohen nga qytetarët, duke shërbyer si urë lidhëse mes komunitetit dhe bashkive përkatëse.

Lëvizja Socilaiste për Integrim me besimin dhe mundësinë reale të përfaqësimit që i jep të rinjve, tregon se rinia ështe vendimmarrësja e së sotmes dhe shpresa për zhvillimin dhe progresin e së nesërmes.