Të rinjtë e LRI, në mënyrë simbolike kanë protestuar sot përpara selisë së BE në Tiranë.
Ata kanë zgjedhur të përçojnë mesazhin kuptimplotë për BE që Shqipëria dhe të rinjtë e duan integrimin europian ndaj kërkojnë që BE t’i heqë vizën Edi Ramës, por jo shqiptarëve të pafajshëm.
Ata kanë marrë shkas nga vendimi i një dite më parë i parlamentit të Holandës që votoi pro që Shqipërisë t’i rikthehen vizat.