Ky forum u ngrit mbi vlera të forta të social-demokracisë si: liria, barazia, solidariteti,parime këto të sanksionuara edhe ne statutin e LRI sot .
Themelimi i LRI erdhi në një moment kur këmbana politike po tregonte domosdoshmërinë e zgjidhjeve të reja për të rinjtë, në mënyrë që ata ta shihnin veten pjesë integrale të politikës. Një forcë e re, me vizion dhe me mundësi reale përfaqësimi për të rinjtë, që do të ktheheshin në protagonistë të jetës politike. E krijuar modestisht në një moment kur forumet e tjera politike ishin të konsoliduara, Lëvizja Rinore për Integrim fitoi kredo politike në sajë të korrektesës dhe vendosmërisë që tregoi për ti çuar deri në fund premtimet e saj, solidaritetit, frymës së grupit që treguan anëtarët e saj e që vazhdojnë ta trashëgojnë pasardhësit edhe në ditët e sotme.
Në 12 vite të ekzistencës së saj, LRI ka treguar pjekuri politike nëpërmjet ngritjes se kauzave të rëndësishme dhe finalizimit të tyre në politika konkrete. Ky forum ka rritur përgjegjshmërinë, kulturën politike dhe të menduarit opozitar te të rinjtë, në raste cënimi të interesave të komunitetit ku jetojnë. Jo vetëm një akademi politike, por edhe një strehë për socializimin e të rinjve, të cilët i bashkojnë interesat kulturore, sportive e artistike. Axhenda e larmishme e LRI i mban anëtarët dhe simpatizantët e LRI të angazhuar përgjatë gjithë vitit.
Lëvizja Rinore për Integrim e bazon veprimtarinë politike mbi programin e saj.Përherë vigjilente për të pasur në fokus të saj problematikat e të rinjve shqiptarë, fusha dhe sektorë që paraqesin një ngërç për progresin e Shqipërisë dhe për aderimin e saj në familjen europiane.Duke e vlerësuar thelbësore rolin e edukimit në krijimin e një shoqërie sfiduese, Lëvizja Rinore për Integrim ka qënë zëri më i fortë i problematikave që prekin edukimin,si matura shtetërore, praktikat e punës, reforma në arsimin e lartë, infrastruktura shkollore.Forumi i LRI,me qëllim krijimin e një rinie solidare ka ndërmarrë nisma konkrete edhe për formalizimin dhe nxitjen e vullnetarizmit, nëpërmjet hartimit të ligjit për punën vullnetare, një kërkesë kjo e Bashkimit Europian. Jashtë vëmendjes së LRI nuk ka mbetur as zhvillimi i politikave mbrojtëse për mjedisin, trashëgiminë kulturore, promovimi i turizimit, te drejat e njeriut, pjesëmarrja sociale.
Lëvizja Rinore për Integrim ka marrëdhënie të shkëlqyera me forumet simotra në Europë e në botë dhë gjithmonë është kujdesur për të ndjekur axhendën ndërkombetare me qëllim ndikimin në politikat globale. Sot është anëtare me të drejta të plota në Internacionalen e të Rinjve Socialistë ( IUSY) dhe në Organizatën Europiane e të Rinjve Socialistë ( YES ), fal angazhimit të vazhdueshëm dhe përkushtimit maksimal të treguar për përfshirjen e të rinjve në politikbërje dhe realizimin e projekteve të përbashkëta. Bashkëpunimi i frytshëm dhe imazhi i mirë që LRI gëzon në arenën ndërkombëtare bën që LRI të jetë përherë në koherencë me forumet simotra në Europe e në Botë dhe avangarde ndaj forumeve në Shqipëri sa i përket mënyrës së organizimit, hartimit dhe implementimit të politikave rinore dhe funksionimit të brëndshëm.
Jetëshkrimi i këtij forumi pasurohet dita ditës fal energjisë, dashurisë dhe përkushtimit që të rinjtë e LRI tregojnë në çdo aktivitet,në çdo ide të propozuar, sfidë që iu del përpara,duke i përballuar ato si një familje e madhe dhe duke dëshmuar vlerat që mbart një rini që përditë investon energjitë e saj drejt projektimit të një Shqipërie pozitive .
Historiku & Data te rendesishme Lri
LRI antare me të drejta të plota ne Organizatën Europiane të Rinisë Socialiste (YES ).
Konventa Kombëtare e LRI
Konventa Kombëtare e Studentëve
Konventa Kombëtare e Gjimnazistëve
Miratohet në Kuvendin e Shqipërisë ligji ” Mbi punën vullnetare ” i hartuar nga të rinjtë e LRI
Fushatë sensibilizuese e gjimnazistëve te LRI ” Ne jemi sinonime ”
Aktivitet te muzeu historik ” Dita e gruas është çdo ditë”
Nënkryetarja e LRI ,Kejdi Mehmetaj zgjidhet me unanimitet zëvendës presidente e IUSY për rajonin e Ballkanit.
25-28 Shkurt LRI mirëpret delegatët nga e gjithë bota për kongresin e Interancionales së Rinisë Socialiste ,mbajtur në Tirane
Të rinjtë e LRI vendosin në skenë shfaqjen muzikore ” Mamma mia ”
LRI takim me ministrin e drejtesise z. Ylli Manjani për reformën në drejtesi “Kërkesat e rinisë për një sistem drejtësie të pavarur dhe me integritet”
Takim me personalitete të LSI “Sfidat e studentëve ”
17-22 Gusht Zhvillohet kampi i Jalës
Konventa parazgjedhore e LRI në pallatin e sportit ” Asllan Rusi ”
Ilir Meta në bashkëbisedim me studentët e Tiranës
Ilir Meta në bashkëbisedim me gjimnazistët e Tiranës
” LRI street art “, aktivitet për promovimin e artistëve të rinj
” 70 vjet liri ” ,LRI ndërmerr një fushatë informimi me rastin e përvjetorit të çlirimit
” Përgjegjësi sociale ” , LRI feston 10-vjetorin e LSI në një aksion me aktivitete sociale
Zhvillohet kampi i Jalës
LRI në bashkëbisedim me pedagog anglezë mbi reformën në arsim
LRI anëtarësohet me të drejta të plota ne IUSY
Takim me maturantët, nxirret drafti për ndryshimin e Maturës Shtetërore
Ilir Meta në një bashkëbisedim me studentët e diplomuar jashtë vendit
LRI vë në skenë Teatrin komedian ” Romeo dhe Zhulieta ”
Facebookwall ” Shkruaj të ardhmen tënde ”
LRI lançon programin kombëtarë të praktikave të punës
Bookstore, Ilir Meta në bashkëbisedim me studentët
Lidhja mbarëshqiptare e forumeve, LRI në takimin e Preshevës
Dita e Europës, LRI parad me biçikleta
Bashkëbisedim për Maturën Shtetërore
LRI , ekspozitë për 100 vjetorin e pavarësisë
Konventa Kombëtare e LRI
Ngrihet grupi monitorues për Maturën Shtetërore
23-28 Gusht – Kampi i Jalës
Udhëtimi i parë pa viza , LRI në Rinas dhuron trëndafila
LRI ndihmon familjet e përmbytura në Shkodër
Konventa Kombëtare, LRI në pallatin e kongreseve
Konferenca e dytë studentore , TOB
Kampi veror, analizë post zgjedhore dhe hartimi i strategjisë për vijmësinë e LRI-së
“Rrota e fatit” protestë për maturën shtetërore
LRI ndërmerr një fushatë në ndihmë të fëmijëve në nevojë
LRI proteston kundër qeverisë ( Gërdeci, Armo etj )
Konferenca e parë studentore
LRI organizon kampin e parë veror në gjirin e Jalit
Konventa e LRI në pallatin e sportit Asllan Rusi
LRI merr pjesë për herë të parë në IUSY World Festival
Nismë për ndërgjegjësimin dhe informimin e shoqërisë për kartën e Bolonjës
Konferenca e parë e LRI
Themelimi i LRI