Floida Kërpaçi

img
Floida Kërpaçi ka lindur në Tiranë, më 17 Maj të vitit 1994.

Prej vitit 2013, ajo ndjek studimet e larta në degën Farmaci, në Fakultetin e Farmacisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Pas angazhimeve të ndryshme në organizime rinore, në vitin 2012 ajo ka nisur angazhimin politik, duke ju bashkuar Lëvizjes Rinore për Integrim.

Znjsh. Kërpaçi është Anëtare e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë, zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet vendore të vitit 2015.

Në Qershor 2016 ajo është zgjedhur Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, nga një proces një anëtar një votë i mbajtur në të gjithë Shqipërinë.

Znjsh. Kërpaçi është anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar dhe Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim prej muajit Qershor, 2016.