img
Erklent Krifsa, lindi më 3 Qershor 1992 në Tiranë. U diplomua për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti  Tiranës.
Ka filluar  aktivitetin politik në vitin 2009, si pjesëmarrës aktiv në strukturën e gjimnazeve. Në shtator 2011 u bë pjesë e strukturës së studentëve, ku gjatë angazhimit në këtë strukturë u spikat për aftësitë e tij drejtuese dhe u zgjodh koordinator i LRI së Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Më pas drejtoi strukturën e LRI në  njësinë administrative numër 10 gjatë zgjedhjeve lokale 2015, ku rinia në këtë njësi pati një rol vendimtar në fitoren e arritur në këto zgjedhje. Gjatë kësaj kohe u zgjodh si anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar.
Në shtator 2015 ishte i deleguar për koordinimin e LRI për qarkun e Elbasanit ku riorganizimi i LRI atje u bë i njëjtë me atë të Tiranës.
Në zgjedhjet e forumit në qershor, u zgjodh Kryetar i Tiranës, post të cilin e ushtron me seriozitet dhe pozitivitet. Në korrik të 2016 u zgjodh anëtar i Kryesisë së LRI dhe në zgjedhjet partiake u riemërua anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI.