Category: News

“Trashtag Albania”, të rinjtë e LRI Njësia 8 i bashkohen nismës për të pastruar Shqipërinë

Në kuadër të nismës Trashtag Albania të inicuar pak ditë më parë, të rinjtë e Njësisë numër 8 nga Lëvizja Rinore për Integrim së bashku me Nënkryetarin e LRI-së, Klevi Pojana, Kryetaren e LRI-së, Floida Kërpaçi, dhe Kryetarin e LSI Njësia 8, Erjon Xhafa kanë pastruar një nga zonat më të ndotura të kësaj Njësie.

Gjithashtu sipas rregullit të kësaj sfide e cila është globale dhe LRI është nga të parat që e ka përqafuar,  ata kanë nominuar ekipet e LRI në Njësinë 1 dhe Pogradec për të vazhduar me pastrimin e një zone të caktuar.

/ In News / By LSI / Comments Off on “Trashtag Albania”, të rinjtë e LRI Njësia 8 i bashkohen nismës për të pastruar Shqipërinë

Gjimnazistët e LRI, piknik buzë liqenit të Farkës

Gjimnazistët e LRI organizuan ditën e djeshme një piknik buzë liqenit të Farkës. Natyra e jashtëzakonshme, alegria, lojërat, këngët, vallet dhe të qeshurat pafund dhuruan një ditë ndryshe për të rinjtë energjik të LRI.

/ In News / By LSI / Comments Off on Gjimnazistët e LRI, piknik buzë liqenit të Farkës

Aktiviteti i LRI Gjirokastër në ditën pa makina

Data 22 shtator është quajtur si dita pa makina në të gjithë botën. Si e tillë të rinjtë e LRI Gjirokastër organizuan një shëtitje me biçikletë përgjatë pedonales për të përcjellë mesazhin sensibilizues ndaj komunitetit gjirokastrit se të lëvizësh pa makina eshte më e shëndetshme për njerëzit dhe në mbrojtje të mjedisit.

/ In News / By LSI / Comments Off on Aktiviteti i LRI Gjirokastër në ditën pa makina

LRI protestë para selisë së BE: Vërini vizën Ramës

Të rinjtë e LRI, në mënyrë simbolike kanë protestuar sot përpara selisë së BE në Tiranë.

Ata kanë zgjedhur të përçojnë mesazhin kuptimplotë për BE që Shqipëria dhe të rinjtë e duan integrimin europian ndaj kërkojnë që BE t’i heqë vizën Edi Ramës, por jo shqiptarëve të pafajshëm.

Ata kanë marrë shkas nga vendimi i një dite më parë i parlamentit të Holandës që votoi pro që Shqipërisë t’i rikthehen vizat.

/ In News / By LSI / Comments Off on LRI protestë para selisë së BE: Vërini vizën Ramës

FOTOLAJM/ Të rinjtë e LRI mesazh të veçantë në duar

Të rinjtë e Forumit Rinor të LRI kanë zgjedhur një mesazh të veçantë për protestën.

Të rinjtë e LRI kanë shkruar në duart e tyre mesazhet kryesore që e shoqërojnë dhe sloganet e LSI “Shqipëria shtëpia juaj”, dhe “Rama ik”.

 

/ In News / By LSI / Comments Off on FOTOLAJM/ Të rinjtë e LRI mesazh të veçantë në duar

FOTOLAJM/Sot shqiptarët protestojnë! LRI godet me mesazhin për protestën!

Të rinjtë e LRI kanë stampuar në kurrizin e tyre imazhe me dështimet e qeverisë Rama, për të treguar se ata janë të vendosur se koha e Edi Ramës ka mbaruar dhe kjo qeveri i takon së shkuarës!

Me flamujt kombëtar në duar ata i thonë kësaj qeverie se shohin nga e ardhmja!

 

/ In News / By LSI / Comments Off on FOTOLAJM/Sot shqiptarët protestojnë! LRI godet me mesazhin për protestën!

Të rinjtë e LRI ironi therëse në protestën e Opozitës

Ironia therëse e të rinjve të LSI

Lëvizja Rinore për Integrim ka zgjedhur një mënyrë orgjinale për të treguar se përgjimet e eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste të lidhur me shitblerjen e votave do të jenë arsyeja kryesore e protestës së sotme!

Opozita ka disa muaj që ka ngritur këtë shqetësim dhe tani me publikimin e audio-përgjimeve kauza për zgjedhje të lira e të ndershme bëhet më aktuale se kurrë.

Demokracia është në rrezik nga Edi Rama dhe banda e Rilindjes prandaj rezistenca bëhet një detyrim për këdo që e do lirinë dhe progresin e Shqipërisë drejt familjes Europiane!

‘Fluturime nga puna’ po nuk votuan PS, ‘fugona me çuna problematik’ që ruajnë zyrat e kandidatëve, ‘lekë për vota’ si pazar i gjësë së gjallë nuk janë e nuk do të jenë kurrë mjete demokratike.

/ In News / By LSI / Comments Off on Të rinjtë e LRI ironi therëse në protestën e Opozitës