Author: LSI

“Trashtag Albania”, të rinjtë e LRI Njësia 8 i bashkohen nismës për të pastruar Shqipërinë

Në kuadër të nismës Trashtag Albania të inicuar pak ditë më parë, të rinjtë e Njësisë numër 8 nga Lëvizja Rinore për Integrim së bashku me Nënkryetarin e LRI-së, Klevi Pojana, Kryetaren e LRI-së, Floida Kërpaçi, dhe Kryetarin e LSI Njësia 8, Erjon Xhafa kanë pastruar një nga zonat më të ndotura të kësaj Njësie.

Gjithashtu sipas rregullit të kësaj sfide e cila është globale dhe LRI është nga të parat që e ka përqafuar,  ata kanë nominuar ekipet e LRI në Njësinë 1 dhe Pogradec për të vazhduar me pastrimin e një zone të caktuar.

/ In News / By LSI / Comments Off on “Trashtag Albania”, të rinjtë e LRI Njësia 8 i bashkohen nismës për të pastruar Shqipërinë

Gjimnazistët e LRI, piknik buzë liqenit të Farkës

Gjimnazistët e LRI organizuan ditën e djeshme një piknik buzë liqenit të Farkës. Natyra e jashtëzakonshme, alegria, lojërat, këngët, vallet dhe të qeshurat pafund dhuruan një ditë ndryshe për të rinjtë energjik të LRI.

/ In News / By LSI / Comments Off on Gjimnazistët e LRI, piknik buzë liqenit të Farkës

Aktiviteti i LRI Gjirokastër në ditën pa makina

Data 22 shtator është quajtur si dita pa makina në të gjithë botën. Si e tillë të rinjtë e LRI Gjirokastër organizuan një shëtitje me biçikletë përgjatë pedonales për të përcjellë mesazhin sensibilizues ndaj komunitetit gjirokastrit se të lëvizësh pa makina eshte më e shëndetshme për njerëzit dhe në mbrojtje të mjedisit.

/ In News / By LSI / Comments Off on Aktiviteti i LRI Gjirokastër në ditën pa makina

LRI protestë para selisë së BE: Vërini vizën Ramës

Të rinjtë e LRI, në mënyrë simbolike kanë protestuar sot përpara selisë së BE në Tiranë.

Ata kanë zgjedhur të përçojnë mesazhin kuptimplotë për BE që Shqipëria dhe të rinjtë e duan integrimin europian ndaj kërkojnë që BE t’i heqë vizën Edi Ramës, por jo shqiptarëve të pafajshëm.

Ata kanë marrë shkas nga vendimi i një dite më parë i parlamentit të Holandës që votoi pro që Shqipërisë t’i rikthehen vizat.

/ In News / By LSI / Comments Off on LRI protestë para selisë së BE: Vërini vizën Ramës

FOTOLAJM/ Të rinjtë e LRI mesazh të veçantë në duar

Të rinjtë e Forumit Rinor të LRI kanë zgjedhur një mesazh të veçantë për protestën.

Të rinjtë e LRI kanë shkruar në duart e tyre mesazhet kryesore që e shoqërojnë dhe sloganet e LSI “Shqipëria shtëpia juaj”, dhe “Rama ik”.

 

/ In News / By LSI / Comments Off on FOTOLAJM/ Të rinjtë e LRI mesazh të veçantë në duar

FOTOLAJM/Sot shqiptarët protestojnë! LRI godet me mesazhin për protestën!

Të rinjtë e LRI kanë stampuar në kurrizin e tyre imazhe me dështimet e qeverisë Rama, për të treguar se ata janë të vendosur se koha e Edi Ramës ka mbaruar dhe kjo qeveri i takon së shkuarës!

Me flamujt kombëtar në duar ata i thonë kësaj qeverie se shohin nga e ardhmja!

 

/ In News / By LSI / Comments Off on FOTOLAJM/Sot shqiptarët protestojnë! LRI godet me mesazhin për protestën!

Të rinjtë e LRI ironi therëse në protestën e Opozitës

Ironia therëse e të rinjve të LSI

Lëvizja Rinore për Integrim ka zgjedhur një mënyrë orgjinale për të treguar se përgjimet e eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste të lidhur me shitblerjen e votave do të jenë arsyeja kryesore e protestës së sotme!

Opozita ka disa muaj që ka ngritur këtë shqetësim dhe tani me publikimin e audio-përgjimeve kauza për zgjedhje të lira e të ndershme bëhet më aktuale se kurrë.

Demokracia është në rrezik nga Edi Rama dhe banda e Rilindjes prandaj rezistenca bëhet një detyrim për këdo që e do lirinë dhe progresin e Shqipërisë drejt familjes Europiane!

‘Fluturime nga puna’ po nuk votuan PS, ‘fugona me çuna problematik’ që ruajnë zyrat e kandidatëve, ‘lekë për vota’ si pazar i gjësë së gjallë nuk janë e nuk do të jenë kurrë mjete demokratike.

/ In News / By LSI / Comments Off on Të rinjtë e LRI ironi therëse në protestën e Opozitës

Lëvizja Rinore për Integrim ka zhvilluar një bashkëbisedim mes studentëve shqiptarë dhe disa pedagogëve anglezë

Lëvizja Rinore për Integrim ka zhvilluar një bashkëbisedim mes studentëve shqiptarë dhe disa pedagogëve anglezë mbi ndryshimet e sistemit arsimor shqiptar me atë anglosakson. (more…)

/ In Archived Articles / By LSI / Comments Off on Lëvizja Rinore për Integrim ka zhvilluar një bashkëbisedim mes studentëve shqiptarë dhe disa pedagogëve anglezë